Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  Si të veproj?
 

Pyetja:

"Allahu ju shperbleft   spari  kerkoj te mos ma    shihni per te madhe për pytjen  qe po u`a bej mirpo  se di kend me e pyt  mbasi feja  eshte  vet  keshill  nese  kish mundesi me me tregu   dhe  me me keshillu   .... jam  nje  vajz  16 vjeqare  tash  dy  vite  gati falem  elhamdulilah  allahu  ma ka mundesu qe  qdo dite   me  msu  diqka te re per   islamin  pytja  ime eshte  kjo? kur  kom fillu me  u fal  kam qen fillestare ne  islam dhe shum gjera  si kam dit   ne ate  kohe  gati ndoshta  para 2viteve    nje vella  musliman nga medresja  ka desht  me u njoftu me mu  une skam dit dhe kam pranu me fol me ate  mirpo  vetem  ne internet dhe  ne telefonn  kemi bisedu  nje kohe  te gjat  mirpo me von nuk  kemi bisedu.tash elhamdulilah  allahu ma ka mundesu me e kuptu se kom gabu dhe  elahmdulilah jam pendu   mirpo  eshte diqka se   nga mendja  ai vella  nga medresja  nuk me largohet  kur  thjesht  jom e dashurume ne ate me bisedu nuk bisedoj me te   ma ka munsu me kuptu allahu se ajo eshte e ndaluar  mipro    per ate  vella  gjithmon  mendoj  saher ta shoh se di  nuk  mundem me e haru  ate  jam munduar   mipro nuk kam mujt tash dy vite ende  e kam ne mendje  dhe  shume  dashuroj ...   ...pytja  tjeter eshte se gjithmon  ne sexhde  ne nafile  bej  dua  qe allahu me ma mundesu  mu bashku me ate  vella  kur eshte hajr per mu ?pytja  tjeter  eshte  se  tash dy vite   edhe pse  tash nuk bisedoj  me ate vella  mipro kur e shoh  se di  gjithmon mendoj per ate vella  jom mundu  per me haru mirppo nuk kom mujt kom  fal namaz  istihare   mirpo  me nje fjal shum e dashuroj ate  ede pse  ai ndoshta  tash e do dikend  tjeter mipro une  nuk kom mujt me haru  a  eshte  kjo caktim i  allahut  apo mundet me qen nga shejtani ? meqe asgje  as e keqe as e mir nuk ndodh pa deshiren  e allahut ....ndoshta shum pytje  e pakuptimt mipro   menxi  e kom mar  guxim me ju pyt   juve   nese  mundeni me me tregu per te gjitha kto dhe  ju kisha  lut me me keshillu   me em tregu se qka  eshte  me se mir me   vepru une ....edhe diqka  kisha pas deshir me dit se  une që dy vite qe  falme allahu ma ak mundesu dhe kuranin me lexu te teren arabisht  ma  ka mudnesu me fitu diej me fitu devotshmeri  me  lexu per fe islame  gjtihe  keto i bej  maq ka mudnesu allahu elahmdulilah .. mipro ate vella edhe pse shum kom deshir me e haru  mirpo diqka me ndalon nuk  mundem me e haru edhe pse ai e do dikend tjeter sa kom ndegju prej  te tjerve mirpo prap se prap nuk kom mujt  me haru kisha pas deshir  me me tregu per te gjitha  ne menyre sa me te mir qe me i kuptu  edhe me me keshillu  qka te bej en ket rast  qka te veproj qka  eshte mir te bej ?ma boni hallal e  teprova mipro  mma  boni hallall  se pasha  allahun menxi kom  shkru keet  leter mirpo  skom dit e sdi kend me e pyt  es selamun alejkum  Aallhu ju shperbeft"

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari ju dëshirojmë mirëseardhje në faqen tonë dhe ju themi se ndiejmë kënaqësinë që keni gjetur besim te ne dhe na keni shkruar për problemin tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar t’ju forcojë në besim, t`ju udhëzojë në bërjen e punëve të mira dhe t‘ju japë lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nga ajo që lexuam në letër na bënë të gëzohemi se si një vajzë në moshën e saj më të mirë, me të gjitha mundësitë që ka të shkojë pas kënaqësive dhe epsheve të kësaj bote, ajo refuzon këto dhe dëshiron ta jetoj këtë botë duke qenë rob i Allahut e jo rob i epshit apo shejtanit. Prandaj së pari ju urojmë, pastaj këshillojmë se njeriu që e merr këtë rrugë, patjetër do të ballafaqohet me vështërsi e probleme dhe gjithsesi me ndihmën e Allahut duhet t`i tejkalojë ato për të arritur premtimin e Allahut, thotë Allahu i Lartësuar: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë."

Sa i përket problemi tënd, së pari përshëndesim ndërprerjen e kontaktit me personin, për arsye se neve në disa përgjigje të tjera kemi përmendur për rreziqet nga kontaktet e këtilla dhe se janë të ndaluara. Kurse çështja se ai djalë nuk ju del nga mendja dhe se e dashuroni do të thoja se ky problem i ka dy mundësi:

E para: Se kjo është ves nga shejtani, që mundohet të arrijë tek ti me anë të këtyre mendimeve. Pasiqë kohën kur keni filluar kontaktimin, por edhe tani,  ishit në  një moshë që mendimet e tilla janë shumë të ndieshme dhe zakonisht njeriu në atë moshë ka mendime dhe meditime të tilla të shumta. Me një fjalë tjetër, mund të jenë këto probleme të adoleshencës, me të cilat ballafaqohet çdonjeri që arrinë atë fazë. Prandaj mendoj që shejtani zgjodhi këtë lloj të ngacmimit pasiqë ju jeni shumë të ndieshëm në këtë çështje dhe ndikoheni shumë që të arrijë  tek ju dhe të mund t’ju largoj nga forma e jetës që ju keni zgjedhur ta jetoni, e nëse nuk mundet në këtë, së paku ka arritur që t`ju bëjë të merreni me këto mendime dhe t’ju largojë nga gjërat e tjera që janë të dobishme për ju, qoftë ajo nga dobitë  për këtë botë si mësimi, etj., apo qoftë edhe nga dobitë që kanë të bëjnë për botën tjetër. Prandaj, largohu nga mendimet e tilla dhe përqëndrohu në ato gjëra që përfiton, mbështetu Allahut, lute Atë me dua, dhikër, namaz dhe gjëra të tjera që janë të dobishme për ty.

E dyta: Është e mundur që ajo që e ndien që është dashuri, apo të them më mirë se ai djalë është tërheqës për ju dhe ju ndieni simpati ndaj tij dhe keni dëshirë që të bashkoheni me të, prandaj edhe bëni dua (lutje), për këtë. Çështja  e martesës është nga gjërat që nuk janë në dorën e njeriut në përgjithësi, e themi këtë nga këndi se kjo është me caktim të Allahut dhe njeriu në këtë nuk mund të ndikojë dhe ta bëjë të realizueshme çdo martesë që e dëshiron, për shkak se ekzistojnë shumë gjëra dhe rrethana të tjera që ndikojnë në të. Gjithashtu, ajo është edhe çështje e kohës, kurse ju jeni ende e re dhe keni përpara shancin të bëni zgjedhjen e partnerit të përshtatshëm të jetës tuaj, duke e patur parasysh personalitetin tuaj. Prandaj, ju këshillojmë mos të nxitoni në këtë. Muslimani nuk duhet të nxitojë në punët e tilla, mos harro se shumë herë njeriu mendon për gjëra se janë të mira për të dhe i dëshiron ato, kurse ato në esencë nuk janë të dobishme por të dëmshme për ne, këtë na e përkujton Allahu i Lartësuar ku thotë: “ … Ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.”

Nga letra vërehet, ashtu si e përmendni ju, se ai person nuk tregon interesim për ju, themi se ai që në fillim nuk ka qenë serioz në kontaktin me ju, duke ia shtuar kësaj se ai tani ka kontakte me një vajzë tjetër, ndoshta edhe në të ardhmen do të ketë me dikë tjetër e kështu me radhë, prandaj në këtë punë është shumë e nevojshme të mendosh thellë për shkak se është në pyetje ardhmëria juaj.

Prandaj, së fundi të këshilloj që mos të humbësh kohë me mendime të tilla, por t’u japësh fund këtyre sa më shpejtë, ndoshta për hirë të asaj që ndieni ndaj tij mundesh me anë të ndonjë shoqe tënde që është e afërm me të, të vërtetohesh se a është ai i interesuar për ty, nëse është e kundërta, atëherë bindu se kjo së pari nuk është në të mirën tënde, prandaj edhe Allahu nuk e caktoi që ti të bashkohesh me të, për shkak se ti ke falur namaz istihare dhe Atij iu ke mbështetur. Pastaj, dije se ty Allahu do ta jap të mirën, nëse njeriu e lë një çështje në dorë të Allahut, Ai kurrë nuk do ta tradhtojë atë njeri, Allahu i Lartësuar thotë: “…Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak, 3)

Allahu e di më së miri. 

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 3 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free