Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
 
  A i lejohet femrës muslimane të heqë qimet e fytyrës?
 

Pyetja:

A i lejohet femrës muslimane të heq qimet e fytyrës, gjë që e bëjnë vajzat para martesës. A lejohet ngjyrosja e flokëve dhe me çfarë ngjyre, nëse po, dhe a lejohet të bëhet shatirimi, e nëse në këtë proces ka diçka që duhet të sqarohet, për hirë të Allahut me sqaroni.

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I lejohet femrës muslimane heqja e qimeve nga fytyra përveç vetullave. Për shkak se Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi te), siq transmeton Buhariu, i ka mallkuar ato që i heqin apo i rrallojnë vetullat. Pra heqja apo shkulja e vetullave është ajo që është mëkat për femren, kurse heqja e qimeve tjera lejohet. Allahu e di më së miri.

Lejohet ngjyrosja e flokëve me çfardo ngjyre që dëshiron, përveç ngjyrës së zezë, për arsye se Profeti ka ndaluar ngjyrosjen me të (ngjyrë të zezë), siq transmeton Muslimi dhe të tjerët. Disa dijetarë, gjithashtu nuk kanë pëlqyer  ngjyrosjen e flokëve me ngjyra jonatyrore si të kaltër apo të gjelbër apo ndonjë ngjyrë tjetër që nuk është normale.

Sa i përket shatirimit të flokëve apo ngjyrosjes së flokëve me dy apo më shumë ngjyra nuk është  e ndaluar, për shkak se ndalesa ka ardhë në ngjyrosjën vetëm me ngjyrë  të zezë, mirpo duhet të kemi parasysh edhe atë se muslimanit, qoftë femër apo mahkull i ndalohet ngjasimi me pabesimtarët, prandaj nëse qëllimi është kjo ngjasimi i jobesimtarëve, atëherë ajo kalon në harram.

Alaudin Abazi





Comments on this page:
Comment posted by klodi( klodizbavitu.net ), 10/19/2013 at 12:55pm (UTC):
a lejohet me ja hi njerit e fytyr nese jo a bon me ma tregu naj hadith selam alejkum



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your Message:

 
  Sot pati 6 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012