Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A kam te drejtë ta vras atë fasik?
 

Pyetja:

Jam një musliman që, elhamdulilah, po përpiqem t'i kryej të gjitha obligimet që mi ka urdhëruar Allahu dhe ato obligime i bëj sipas sunetit të pejgamberit (alejhi selam), por problemi është se në këtë vend ku unë banoj ka  një imam (bidatçi), i cili po  na ofendon në mënyrë tepër fyese, sa që na konsideron  se paguhemi nga çifutët dhe se e shkatërrojmë Islamin dhe se nuk jemi tjetër, vetëm se jobesimtarë. Ai jo se nuk e di të vërtetën, por me qëllim i bën këto gjëra. Sa herë kemi debatuar, ai vetëm shpif për të mbrojtur vendimin e vet. Edhe nëse bëjmë ndonjë vepër sipas sunetit, siç është thënia "Amin!" pas Fatihasë,  ai e ndërpret namazin. Që ta nxjerrim nga xhamia nuk kemi mundësi se i ka "rrënjët" e gjata. Edhe tani që po e shkruaj këtë letër po qaj nga ajo që po më ndodh. Vëlla i dashur, ki frikë Allahun dhe më këshillo drejt. Të lutem mos më jep përgjigje të shpejtuar, dhe më trego a kam te drejtë ta vras atë fasik?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Edhe ne të përshëndesim dhe lusim Allahun e Lartësuar të ju shpërblejë me xhenet për mendimin e mirë që keni për faqen tonë.

Gjithashtu gëzohemi dhe ndiejmë kënaqësi  kur ndëgjojmë për ata që janë si shembulli yt, të rinjë që i kthehen Krijuesit të tyre dhe nuk përtojnë të praktikojnë çdo dispozitë që e  dëgjojnë pa marrë parasysh kundërshtimet me të cilat mund të ballafaqohen. Për ta Allahu i Lartësuar thotë:  “Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: ‘Dëgjuam dhe respektuam.’ Të tillët janë ata të shpëtuarit”  (Nur, 51)

Sa i përket problemit tënd me imamin bidatxhi siç e quan ti, ne do të mundohemi t`i përgjigjemi pyetjes, por së pari dëshirojmë t`ua bëjmë me dije se këto fjalë që do t`i themi nuk janë mendime tona personale, por janë mendime të dijetarëve me të cilët kemi diskutuar për probleme të tilla, për shkak se me këtë lloj problemi jemi ballafaquar edhe ne edhe shumë të rinjë si ti.

Atë që duhet  patur parasysh çdo musliman i cili e kupton hakun (të vërtetën) është se shumica e muslimanëve dhe e njerëzve në përgjithësi jetojnë në injorancë,  të nënshtruar epshit të tyre dhe nxitojnë pas kënaqësive e dëfrimeve në këtë botë. Kurse ata që i kanë shpëtuar kësaj dhe e konsiderojnë veten nga praktikuesit e fesë prap shumica e tyre kanë probleme me ato gjëra që i dijnë, kështu që shumë gjëra i marrin me fanatizëm.

Pastaj çdonjëri nga ne duhet të dijë se në atë moment që e merrë këtë rrugë, ai vetëm se e ka future veten në rradhën e thirrësave. Ne e dimë se rruga e thirrësit nuk është rrugë e shtruar me lule, por është një rrugë ku kërkohet durim, urtësi, mendjemprehtësi, për shkak se do të ballafaqohet me vështirësi të mëdha, për këtë e kemi shembullin më të mire, Profetin (salallahu alejhi ue selem) se çfarë vështirësi ka patur gjatë thirrjes së tij.

Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh vëlla i dashur është se në këto raste   nuk lejohet asesi  të përdoret ashpërsia, arroganca, mos të flasim për ndonjë vepër tjetër më të rëndë, ashtu si e përmend ti në fund të letrës. Por, duhet të përdorësh butësinë dhe mendjemprehtësinë, dëgjo çfarë thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem) për butësinë: “Nuk ka asnjë vepër në të cilën përdoret mendjehollësia, e që nuk e dëmton ajo  atë punë. Allahu është i butë dhe e do  butësinë.” 

Pastaj thotë: “Ai i cili privohet nga butësia privohet nga e mira.” dhe thotë: “Nuk ka asnjë vepër ku përdoret butësia e që ajo punë mos të zbukurohet (rregullohet ) dhe nuk ka asnjë vepër ku përdoret ashpërsia e që atë punë mos ta prish.” (këto hadithe i transmeton Buhariu në librin “Edebu mufred”)

Gjithashtu, e di se si Profeti ballafaqohej me vështirësi, posaçërisht  në periudhën e Mekës e ai gjithmonë bënte durim dhe i tejkalonte ato me mendjemprehtësi, siç është rasti kur ka shkuar në Taif se si u sollën ata me të dhe ai bëri lutje për ta që Allahu të nxjerrë nga pasardhësit e tyre muslimanë që e adhurojnë Allahun e nuk bëri lutje që t’u hakmirret atyre, pasiqë Allahu ia kishte lënë mundësinë edhe të bëjë lutje për hakmarrje.

Prandaj, gjëja e parë që duhesh ti të ndryshosh është ta përmirësosh sjelljen tënde së pari me këtë imam, pastaj me gjithë xhematin dhe njerëzit dhe t’i shikosh ata me sy të mëshirës, se po ta dinin të vërtetën ata nuk do të vepronin çfarë veprojnë, sjellja jote e mirë mundet të dëpërtojë në zemrat e tyre, kurse arroganca vetem krijon përçarje.

Ndoshta mund të thuash se imami nuk është njeri që nuk e di hakun, ne po themi pa marrë parasysh e di apo nuk e di, ti duhet të sillesh me të sa më mirë ta rrespektosh ate të mundohesh t`i afrohesh atij me fjalë të mira, për shkak se vetë Profeti ka vepruar në këtë formë.

Gjithashtu, kërkohet nga ti në asnjë formë mos ta lejosh veten të futesh në debat dhe polemikë me të, për arsye se do të jetë jo i sukseshëm pasiqë ai në këtë formë kurrë nuk do ta pranojë fjalën tënde.

Sa i përket praktikimit të syneteve, posaçërisht puna e aminit, për arsye se synetet e tjera janë që praktikohet duke mos i penguar askujt si puna e ngritjes së duarve etj, nëse ajo shkakton përçarje, atëherë për ty është më mirë të mos e praktikosh për një kohë, për shkak se dijetarët thonë nëse praktikimi i një syneti krijon përçarje, tollovi si prishja e namazit dhe fitne për injorantët, atëherë ajo nuk praktikohet.

Nuk dëshirojmë të keqkuptohemi në këtë çështje, por vëlla i dashur, është shumë normale nëse e marrim natyrshmërinë e njerëzve që  të rfuzojnë ty dhe sjelljet e tua, pasiqë ata, posaçërish më të vjetrit, me dhjetra vite janë falur në formën që falen dhe kur vjen  ndonjë djalosh i ri si ti dhe u thotë atyre ta ndryshojnë faljen është shumë normale që ata të refuzojnë ty dhe të kundërshtojnë.

Më kujtohet njëri nga dijetarët me të cilët diskutonim këtë çështje na porosiste neve pasi të kthehemi në vendin tonë të mos nxitojmë në formën e ndalimit apo heqjes së disa bidateve që janë përditshmëri e xhamive tona, duke thënë që të kemi kujdes kur të shkojmë në xhamitë tona, mos të fillojmë menjëherë me këto bidate duke u thënë se kjo është bidat (pra risi), kjo është bidat e kështu me rradhë për shkak se edhe ata do të thonë edhe ti je bidat (risi) me këto thënie, pasiqë për këto nuk kanë dëgjuar ata më parë dhe do  të na nxjerrin nga xhamia. Por, duhet së pari të fillojmë në shpjegimin e teuhidit dhe shirkut, pastaj të mundohemi të fusim në zemrat e tyre dashurinë ndaj Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe sunetit të tij, më pasë anullimi i risive është më e pranuar tek ata dhe kjo bëhet gradualisht. Të jesh i bindur se ka njerëz që kanë praktikuar këtë metodikë kanë patur suksese shumë të mëdha. Lusim Allahun e Lartësuar t`i shpërblej ata!

 Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free