Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  Kur ka filluar agjërimi dhe kur është Dita e Bajramit?
 

Pyetja:

Kam dëshirë të më jepni një përgjigje në lidhje me fillimin e Ramazanit. Këtu  disa nga vëllezërit  kanë filluar me agjërimin një ditë para Ramazanit në 30 shaban dhe thonë se kanë filluar të agjërojnë sipas rregullit që fillon agjërimi, kurse  ne filluam të agjërojnë me takvim në 1 Ramazan. Ne na bie të bëjmë Bajram në  2 sheval sipas hixhrit, dita e xhuma, kurse këtyre që filluan agjërimin  në 30 shaban ju bie te bejnë Bajram në1sheval, sipas hënës së re, kurse ne atë ditë e agjërojmë. Pra, më tregoni se  nëse hëna e re ka dalur në 30 shaban dhe unë kam filluar të agjëroj në 1 Ramazan kur duhet të bëj Bajram. Nëse bëj në 1 sheval, më bie Ramazani 29 ditë. Nëse bëj në 2 sheval kam frikë se ajo ditë mund të jetë dita e Bajramit dhe ajo ditë është haram të agjërohet. Pra, më tregoni se kur ka filluar agjërimi dhe kur është Dita e Bajramit?

Përgjigja:

Çështja e fillimit të agjërimit apo përfundimit të tij është një nga problematikat më të theksuara në kohën tonë, ku disa nga muslimanët që janë të ndikuar nga shpifjet dhe sulmet që i drejtohen Islamit këtë mospajtim të muslimanëve menjëherë e rradhisin në një nga argumentet më të forta për të dëshmuar mosefikasitetin e Islamit për kohën bashkohore. Këtë ata e thonë duke mos patur asnjë shkëndijë të dijes rreth esencës së problemit. Përse ndodh kjo dhe a qëndron problemi te Islami si sistem apo tek ata muslimanë bashkohorë që marrin nga Islami çfarë u pëlqen dhe lënë çfarë nuk u përshtatet. Për ta sqaruar këtë kërkohet një studim më i thellë duke e diagnostifikuar problemin nga të gjitha pikpamjet, posaçërisht pasiqë ky problem tani është bërë vegël e shteteve me banorë muslimanë ku manipulojnë me popujt e tyre për t’i arritur aspiratat e tyre politike dhe  dominuese. Prandaj, ne do të mundohemi t’i përgjigjemi vetëm thelbit të pyetjes dhe atë se çfarë duhet të veprojë muslimani në këto raste, kurse sa i përket qartësimin të çështjes më detalisht lusim Allahun e Lartësuar të na jap sukses dhe të na mundësojë një studim të tillë të hollësishëm në të ardhmen.

Do të mundohemi t`i përgjigjemi pyetjes duke i sqarar disa çështje, por duke mos u thelluar në to:

Çështja e parë: Atë që duhet ta kemi parasysh është se hyrja e muajve hënor (lunarë) dhe dalja e tyre te muslmianët duhet të caktohet më të shikuarit të hënës, e jo sipas kalendarëve që përcaktohën me llogaritje të parakohshme astronomike, e kjo nuk duhet të bëhet për dy arsye:

1. Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin me të!) na ka porositur se hyrjen e muajit duhet ta përcaktojmë me shikimin e hënës, siç vërtetohet në hadithe të shumta të sakta.

2. Praktika e të bazuarit me kalendar dhe llogari astronomike ka dëshmuar se kjo nuk është efikase dhe e saktë. Për këtë mosefikasitet deklarohen edhe vetë ata që bazohën në të.

Çështja e dytë: Ekziston një polemikë te juristët (fukahatë) se a mjafton që një vend i muslimanëve ta shohë hënën dhe kjo të vlejë për të gjithë muslimanët e botës në çdo vend dhe të gjithë të fillojnë agjërimin, apo secili rajon duhet ta shohë hënën dhe të agjërojnë në bazë të kësaj, duke mos u bazuar në rajonet e tjera. P.sh.: rajoni i vendeve të Ballkanit duhet ta shikojnë hënën dhe mos të bazohen me daljen e hënës apo mosdaljën e tij në ndonjë vend tjetër, qoftë ky vend siujdhesa e Arabisë apo ndonjë vend tjetër. Pra, këto dy mendime janë evidente te dijetarët dhe në këtë përgjigje është e pamundur qartësimi i mendimit të saktë, pasiqë është një polemikë e gjerë dhe secili sjell argumente për mendimin e tij. Por, ajo që duhet të kemi parasysh është fakti se të dy mendimet i përmbajnë dijetarë të njohur.

Çështja e tretë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) në një hadith që e transmeton Buhariu thotë: “Ditë e agjërimit konsiderohet ajo ditë të cilën e agjërojnë njerëzit, kurse ditë e Bajramit konsiderohet ajo ditë që bëjnë bajram njerëzit…”. Nga ky hadith kuptojmë se muslimanit nuk i lejohet ta kundërshtojë praktikën e shoqërisë muslimane që e bashkjeton dhe nuk duhet të ndahet nga ajo me fillimin e agjërimit apo përfundimin e tij.

Sqarim.

Nga këto tri çështje që u cekën kuptuam se si duhet të jetë praktika e muslimanit në shoqërinë islame që e bashkjeton, por këtu është një problem tjetër, për arsye se Profeti këtu flet që të mos kundërshtohet ajo shoqëri, që hyrjen dhe daljen e muajit e përcakton me të shikuarit e hënës e jo me llogaritje astronomike, që tani është praktikë e shumë vendeve që janë islame e jo arabe si: Turqia, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia etj.

Prandaj, këtu lind pyetja tjetër se nëse një shoqëri islame në një vend e fillon muajin e Ramazanit, respektivisht e përfundon atë me llogari astronomike, pa marrë parasysh se a është parë hëna apo jo në atë vend, çfarë jemi të obliguar të bëjmë.

Ne themi se esencë te ne është hëna, nëse vendi bazohet në të shikuarit e hënës dhe nëse njëri vend dallohet nga tjetri. P.sh.: muslimanët e Kosovës nuk e kanë parë hënën, kurse muslimanët e Arabisë Saudite e kanë parë, atëherë mund të themi se kjo ka të bëjë me çështjën e dytë të sqaruar më sipër dhe se ndryshimi i të shikuarit të hënës është evident në këtë rast dhe secili vend agjëron sipas asaj që është vërtetuar tek ata. Në këtë rast nuk lejohet që ndokush nga muslimanët të bazohet në atë që e kanë parë muslimanët e vendit tjetër dhe kështu ta kundërshtojë shoqërinë muslimane me të cilën bashkjeton. Për këtë flet edhe hadithi i lartëpërmendur te çështja e tretë: “Agjërim konsiderohet ajo ditë të cilën e agjërojnë njerëzit, Bajram konsiderohet ajo ditë që bëjnë bajram njerëzit…”.  (Buhariu)

Nëse vendi nuk bazohet në të shikuarit e hënës apo mosshikimin e saj, por bazohet në kalendar dhe llogari astronomike, siç është rasti i Kosovës dhe vendeve përreth, atëherë më saktë për ne është që të bazohemi në caktimin e hyrjes apo daljes së Ramazanit  që e ka bërë  ndonjë vend tjetër që është bazuar në shikimin e hënës, që në këtë rast mund të jetë Arabia Saudite, apo Egjipti edhe në qoftëse kjo e kundërshton vendimin e muslimanëve që i bashkjetojmë, për shkak se caktimi i cili është bërë nga muslimanët e vendit tonë është bërë jo në formën ligjore islame me të cilën duhet të bëhet. Pra duke u bazuar në hënë.

 Ndoshta dikush do të thoshte se kjo është në kundërshtim me hadithin e Buhariut, për shkak se Profeti (salallahu alejhi ue selem) urdhëron të pasohen muslimanët e vendit e jo t’i kundërshtojmë ata, themi se kjo është e saktë, mirëpo një nga objektivat më të fuqishme dhe rregulli i përgjithshëm i sheriatit mbi të cilën ndërtohen shumë dispozita është edhe çështja se nuk pasohet krijesa duke e kundërshtuar Krijuesin. Ligji i përgjithshëm në këtë është se muslimanët janë të obliguar të bazohen në hënën për hyrjen dhe daljen e muajit, e asesi të lihet anash kjo dhe të themi esencë te ne është llogaria astronomike, ashtu siç veprohet tani në shumë vende ku nuk përfillin të shikuarit e hënës dhe këtë e konsiderojnë si prapambeturi. E ne nuk lejohet t’i pasojmë ata që e zëvendësojnë  të shikuarit e hënës me kalendar astronomik duke e bërë atë esencë.

Kësaj mund t’ia shtojmë edhe atë se disa muslimanë me të cilët kemi kontakt në Shqipëri vërtetojnë se ata vetë e kanë parë hënën një ditë më herët se që është në kalendarin e vitit 2005. 

Prandaj, si përfundim, përgjigja ime do të ishte që ti të bazohesh në thënien e atyre vendeve që bazohen në hënën, nëse vendi yt është nga ata, atëherë mos i kundërshto, nëse jo paso ata që bazohen në hënën dhe vepro siç veprojnë ata. Mirëpo, këtu duhet të kesh parasysh një gjë e cila është shumë me rëndësi. Në këtë praktikë duhet të kesh urtësi dhe mendjemprehtësi dhe të mos nxitosh që këtë çështje ta diskutosh me çdonjërin që e hap këtë temë, pasiqë shumica e muslimanëve nuk posedojnë dijen e duhur për këtë dhe nuk i kuptojnë gjërat menjëherë ashtu siç duhet. Ti duke menduar se bën mirë krijon përçarje dhe e fut veten në disa pozita jo të mira. Prandaj, kjo dispozitë vlen për ty personalisht ta praktikosh, duke mos thirrur muslimanët e thjeshtë në të, pasiqë për ty është e obliguar ta pastrosh veten, kurse për të tjerët, do t’i marrin përsipër ata që i kanë në përgjegjësi. Për këtë edhe të gjithë fukahatë thonë se nëse një person e sheh hënën dhe lajmëron udhëheqësin e vendit, apo përgjegjësin për këtë, por nuk merret për bazë thënia e tij, për shkaqe të ndryshme dhe muslimanët nuk fillojnë agjërimin, ai obligohet personalisht të agjërojë duke mos i thirrur të tjerët të agjërojnë.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free