Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A lejohet ta ndalojë vet për ta propozuar një vajzë?
 

Pyetja:

Jam i dashuruar me një vajzë që fal namazin rregullisht. Nuk po mundem t’ia shpreh asaj se më pëlqen dhe se kam qëllime serioze. A mund ta ndal vet atë dhe t’i flas për këto gjëra? A është kjo e lejuar?

Përgjigja:

Për dy të dashuruar nuk ka  asgjë që mund t’i bëjë të lumtur ata, përveç martesës. E mira më e dobishme për njeriun është ajo që nuk vonohet.

Kur mashkullit i pëlqen apo e dashuron një vajzë, atëherë ai menjëherë fillon në realizimin e hapave të nevojshme për t’u bashkuar me atë vajzë. Prej teje kërkohet me anë të ndonjë të afërme tënden, apo shoqe të saj t`ia përcjellësh asaj se je i interesuar seriozisht për të. Nëse edhe ajo është e gatshme për këtë, atëherë t’i fillon kontaktin me të familjës së vajzës. Filloni procedurën që është në përputhje me normat islame që është e njohur.

Ne asesi nuk të këshillojmë që të krijosh kontakte me vajzën para procedurave të lartpërmendura, për shkak se Islami i ndërton ndjenjat e dashurisë në baza shumë të shëndosha. Të këshilloj që mos të veprosh etë përdorësh terma siç e përmend në pyetje, si: jam dashuruar, apo të ngjashme si: më magjepsë ajo shumë, etj., vetëm pasi të kryesh fejesen.

Dije, vëlla i dashur, se dashuri e vërtetë është ajo që fillon pas kësaj e cila vazhdon të shtohet dhe forcohet me krijimin e familjes, posaçërisht nëse bashkshortët përkujdesen në kryerjen e obligimeve. Allahu i Lartësuar neve na përkujton Zekerian dhe thotë: “(Përkujto) Zekerian kur e luti Zotin e vet: ‘Zoti im! Mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (Enbija, 89-90)

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 5 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free