Pyetja:
Pse nuk janë të pëlqyera qelimet dhe mevludi në Islam?
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sa i përket pyetjes tënde rreth mevludit dhe qelimeve themi se këto forma të adhurimeve nuk kanë qenë të njohura as në kohën e Profetit (salallahu alejhi ue selem), as në kohën tri gjeneratave të arta (sahabët, tabiinët dhe gjenerata që erdhi pas tyre), por ajo është një risi që filloi të praktikohet te muslimanët disa qindra vite pas përfundimit të shpalljes.
Prandaj, mendimi ynë është i njejtë me mendimin e të gjithë atyre dijetarëve të mirëfilltë, të cilët flasin me argumente të sakta. Pra, ajo është risi dhe duhet të mundohemi t`ua sqarojmë muslimanëve punët, ritet dhe adhurimet për të cilat na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe t`i largojmë ata nga këto rite që nuk kanë qenë të njohur te të parët tanë. Më beso po të ishte meuludi dhe qelimja me vlerë, ashtu si pretendohet, atëherë profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) dhe shokët e tij do t’i vepronin ato para nesh.
Për këtë çështje ka disa shkrime në gjuhën shqipe, prandaj unë nuk do të zgjerohem më tepër. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
|