Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  Mos e kam nga shejtani?
 

Pyetja:

Nuk kam asnjë vullnet për mësime. Nuk e di se si është puna, por mundohem që t'ia bëj vetes detyrim, por përsëri nuk më mësohet. Mos e kam nga shejtani?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Caktimi i qëllimeve në jetë është shumë i rëndësishëm për njeriun që dëshiron të ketë sukses në punën e tij, prandaj të këshilloj që të mundohesh në veten tënde, të mendosh shumë për qëllimet e tua në jetë. Çfarë është qëllimi yt nga fakulteti apo shkolla të cilin e ke filluar, a ke qëllim nga ajo vetëm mbushjen e zbraztirës apo me të vërtet ke zgjedhur atë për shkak se ke objektiva të caktura që ia ke vendosur vetes tënde dhe ti duhet t’i realizosh ato. Prandaj unë të porosisë me këto këshilla:

-Duhet të dish se në këtë jetë nuk arrihet (realizohet) diçka e madhe pa vullnet.

-Se njeriu nuk shkatërrohet kur humb diçka, por kur tërhiqet.  

-Pastaj ai që fiton është ai që  është më i qëndrueshëm  dhe që ka durim dhe se arma më e sukseshme që posedon njeriu është koha dhe durimi.

Gjithashtu është e rëndësishme të dimë edhe se shejtani është  përbetuar  para Allahut se do të mundohet me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion t`i devijojë njerëzit: “Ai (shejtani) tha: "Pasha madhërinë Tënde! Kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!" (Sad, 82-83)

E një nga metodologjitë më të sukseshme të tij është parregullsia në planifikimin e jetës, ai ka dëshirë që ti mos të kesh rregull në organizimin e programit të jetës, kështu që ti mos të kesh orar se kur fle, kur ha ushqim, kur mëson e kështu me rradhë. Kështu që, ai vazhdon të të bëjë kurthe çdo herë  ty dhe ti vazhdon të biesh në to. Prandaj duhet  gjithmonë që t’i kundërvihesh atij duke e aktivizuar veten sa herë që vëren se ke pesimizim dhe nuk ke vullnet. Në një hadith të vërtet që e transmeton Imam Muslimi në koleksionin e tij tregohet se derisa muslimanët së bashku me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin duke u kthyer nga një betejë u ndalën në një vend për të kaluar natën, mirëpo nga lodhja dhe raskapitja (për shkak të betejes dhe rrugës) Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u frikësua se mos po u kalon koha e namazit të sabahut, atëherë Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e merr përsipër dhe thotë se unë nuk do të fle dhe do ta pres sabahun. Pasi i zë gjumi të gjithëve nga lodhja e zë gjumi edhe Bilalin dhe   kur zgjohet dielli kishte lindur, ai ngrihet dhe e thërret ezanin, ngrihen të gjithë, marrin abdes dhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëron të largohen nga ai vend për shkak se ai vend është ku shejtani ka qenë prezent dhe i ka bërë kurthet e tij që mos të arrijnë të zgjohen e të falin namazin.

Nga ky hadith  përveç shumë çështjeve të tjera të rëndësishme që mund të nxjerim, e që nuk është vendi të sqarohen këtu, është edhe ajo se njeriu duhet të largohet nga përditshmëria rutinore me të cilat mësohet, por duhet të bëjë riaktivizime në jetën e tij dhe ndryshime për të mirë me çka edhe i shkatërron kurthet që ia vendosë shejtani në rrugë.

Alaudin Abazi






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your Message:

 
  Sot pati 6 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012