Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  Çfarë krijese janë xhinët?
 

Pyetja:

Çfarë krijese janë xhinët? Çfarë forme kanë? Çfarë roli kanë si krijesë?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Xhinët janë krijesa që Allahu i ka krijuar sikurse njerëzit dhe engjët. Ndërmjet njerëzve dhe xhinëve ka të përbashkëta, secili nga ata cilësohet me mendje, logjikë dhe në zgjedhjen e rrugës së hajrit apo të sherrit.

Xhinët dallojnë nga njerëzit në shumë gjëra dhe më e rëndësishmeja është në esencën e krijimit. Njeriu është i krijuar, siç e dimë, nga dheu, kurse xhinët janë krijuar nga zjarri. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.” (Rrahman, 14-15). Gjithashtu, thotë: “Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe) (të formuar, të trajtuar-mesnun). E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.”( Hixhër, 27). Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Engjëjt janë krijuar nga drita, xhinët nga zjarri kurse Ademi (alejhi selam) është krijuar nga ajo që juve jeni informuar (në Kuran).” Transmeton Buhariu.

Siç e cekëm më heret nga xhinët ka që kanë zgjedhur rrugën e mirë dhe ata janë muslimanë dhe ka prej tyre që janë jobesimtarë. Të gjithë xhinët jobesimtarë janë shejtanër. Allahu i Lartësuar ka zbritur një sure rreth tyre, ku ceken cilësitë e tyre, ajo sure quhet Suretu Xhin. Shkaku i zbritjes së kësaj sureje është se  një grup nga ata erdhën te Profeti (slallahu alejhi ue selem) dhe e dëgjojnë duke lexuar Kuranin, pastaj udhëzohen dhe shkojnë te populli i tyre t’u tregojnë çfarë kanë dëgjuar.

Sa i përket cilësive të tyre mund të themi se ata nuk mund të shihen nga njeriu, kurse ata mund të na shohin “…Vërtetë, ai (shejtani) dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni…”(Araf, 27)

Gjithashtu, ata vdesin dhe shumohen sikur njerëzit. Një nga lutjet e Profetit ishte “Xhinët dhe njerëzit vdesin, kurse Ti (o Allah) je i Gjallë dhe nuk vdes kurrë…”

Xhinët janë disa lloje, siç ka ardhur në një hadith që transmetohet nga Buhariu se xhinët janë tri loje: njëri lloj ka krahë dhe fluturojnë si (shpezët, por me shpejtësi shumë të madhe), tjetri lloj janë si kafshët; gjarpërinj, qenë të zinj dhe shtazë të tjera dhe lloji tjetër që jetojnë në grupe dhe shkojnë nga një vendbanim në tjetrin.

Sa i përket rolit të tyre është i njejtë si roli i njerëzve në këtë botë.

Edhe ata do të mblidhen Ditën e Gjykimit për t’u llogaritur veprat e tyre, së bashku me njerëzit, kjo është e qartë në shumë ajete.

Këto ishin disa njohuri të shpejta rreth këtyre krijesave , por nëse ju intereson diçka më gjërësisht është një libër që është përkthyer në gjuhen shqipe me titull “Jeta e xhinëve dhe shejtanëve “ Aty mund të gjesh material më të gjerë.

Alaudin Abaz
 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free