Ndarja e diskut ne dy apo me shume pjese eshte e rendesishme per disa arsye. Disa prej perdoruesve te kompjuterit e bejne kete ne menyre qe dokumentet ti mbajne ne nje pjese te diskut, ndersa programet ne pjesen tjeter. Disa te tjere e ndajne diskun per instalimin e nje sistemi operativ te dyte.

Shkoni te Start -> klikoni me tastin e djathte ne My Computer -> Manage
Hapet dritarja Computer Management
Klikoni Storage ne pjesen Disk Management
Caktoni diskun qe deshironi ta ndani
Klikoni me tastin e djathte dhe zgjedhni Shrink Volume
Tani duhet te caktoni madhesine per diskun e tanishem, dhe pjesa e mbetur do te jete per diskun e ri.
Pasi qe eshte ndare nje pjese e diskut, klikoni me tastin e djathte mbi te dhe zgjedhni New Simple Volume
Caktoni formatin e diskut (NTFS ose FAT) dhe zgjedhni nje shkronje per diskun e ri te krijuar
|