Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A mund të fal kaza në të njejtin shembull?
 

Pyetja:

Nëse imami është duke i falur 4 rekate të namazit të taravive, a i lejohet atij që i ka ikur farzi i jacisë të falë këtë namaz (farzin e jacisë) pas imamit, përderisa ai imami fal sunetin dhe a mundet ai të falë kaza në të njëjtin shembull?

Përgjigja:

Të falesh pas imamit, kur ai falë teravitë kurse ti falë jacinë pasi je vonuar dhe nuk e ke arritur në fillim, është çështje që dijetarët e medhhebit hanefi nuk e kanë lejuar, pasiqë ata e kushtëzojnë që nijeti i imamit dhe i atyre që falen pas tij duhet të jetë i njejtë. Por, në bazë të argumenteve që mundë t`i lexojmë në këtë, shohim se kjo lejohet. Ekzistojnë disa hadithe ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka urdhëruar, apo sahabët  janë falur pas imamit edhe nëse dallon nijeti. Prandaj, neve themi se kështu duhet të veprojë falësi, nëse e arrin imamin në namaz të teravisë, ndërkohë që ai nuk e ka falur jacinë, atëherë ai lidhet me imamin dhe e bën njijet jacinë. Gjithashtu, e bënë të njejtën edhe për ndonjë namaz qoftë kaza apo diçka tjetër.  Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free