Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A prishet abdesi nëse të shikon ndonjë mashkull pa mbulesë?
 

Pyetja:

A prishet abdesi nëse të shikon ndonjë mashkull pa mbulesë (vlen për të pa mbuluarat)?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gjërat të cilat e prishin abdesin sipas të gjithë dijetarëve të fikhut janë të njohura dhe të përmendura në librat që i shtjellojnë këto çështje.

Abdesi prishet kur njeriu fle. 

Kryen nevojën. 

Nxjerr gazra. 

Ngrënia e mishit të devesë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Humbja e vetëdijes.

Prekja e organit me epsh.

Dezertimi nga Islami

Nëse del nga trupi diçka e ndyrë.

Kurse, nëse femra e zbulon kokën para burrave të huaj apo del e zbuluar nëpër rrugë, kjo nuk e prish abdesin dhe kush thotë se e prish, atëherë duhet të sjellë argument për të, për shkak se siç e përmendëm, gjërat që e prishin abdesin janë të numëruara dhe të përmendura nëpër libra të fikhut.

Kjo ishte sa i përket dispozitës që keni pyetur, kurse sa i përket mbulesës, duhet të cekim atë se ajo është e detyruar për çdo vajzë e cila arrin moshën e pjekurisë dhe nuk është ndonjë çështje e thjeshtë siç mendojnë disa. Prandaj, i këshillojmë motrat që ta kenë parasysh këtë dhe ta dijnë se zbulimi i trupit dhe ekspozimi i tij para njerëzve të huaj është nga haramet për të cilat na ndaloi Kurani. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free