Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A pranohet namazi në xhamitë dhe shtëpitë që janë blerë me kredi (kamat)?
 

Pyetja:

A pranohet namazi në ato xhami dhe ato shtëpi që janë blerë me kredi (kamat)? Kjo gjë është përhapur dhe po përhapet shumë në perëndim. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Namazi i cili falet nëpër ato xhami apo shtëpi që janë blerë me kamatë është i pranuar dhe lejohet të falemi nëpër këto xhami, por kjo nuk do të thotë se lejohet të blejmë xhami në këtë formë. Kamata është e ndaluar me të gjitha format e tij, pa marrë parasysh si e quajnë njerëzit atë. Gjithashtu, është e ndaluar edhe nëse qëllimi ynë është i mirë, ti shërbejmë Islamit dhe muslimanëve, siç është rasti që e përmend ti në këtë pyetje.

Ekziston një çështje e njohur te fukahat (juristët) islam që diskutohet në librat e tyre, ajo është çështja se a pranohet namazi në atë shtëpi apo xhami që ndërtohet në tokë të rrëmbyer (ozurpuar)?  Disa nga ata theksojnë se namazi nuk është i pranuar, disa të tjerë thonë se namazi pranohet, por ai person ka mëkat dhe do të dënohet që e ka bërë faljen në atë vend.

Të bëjmë analogji me këtë edhe blerjen e xhamive me kamatë nuk është e saktë, për arsye se rrëmbimi, apo marrja pa të drejtë e tokës apo shtëpisë, pra ozurpimi i saj, nuk është e njejtë me shtëpinë apo xhaminë që blehet me kamatë. Kjo për shkak se blerja e shtëpisë me kamat nuk konsiderohet e tërë haram, por pjesa me të cilën përfituam fajden konsiderohet, kurse shtëpia e uzurpuar është e tëra haram, pastaj nëse njeriu pendohet nga ozurpimi i tokës obligohet menjëherë t`ia kthejë atë pronarit, kurse ai i cili merr kamatën nëse pendohet sinqerisht nuk obligohet ta kthejë atë pjesë që e ka marrë, përveç kamatës që ka përfituar, por kuptohet të mos ketë për qëllim dredhi apo mashtrim me këtë. Pra analogjia në këtë nuk është e drejtë. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free