Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  Çfarë dispozite ka në lidhje me shtesën gjatë dhënies së selamit apo kthimit të tij?
 

Pyetja:

Çfarë dispozite ka në lidhje me shtesën që bëjnë disa persona gjatë dhënies së selamit apo kthimit të tij: "....ue magfiretuhu ue hikmetuhu"? A lejohet një gjë e tillë dhe a është praktikuar nga dijetarët kjo gjë?Argumenti i tyre është: Nga Ebu Hurejre transmetohet se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Kush thotë: eselamu alejkum ka fituar 10 sevape, kush thotë eselamu alejkum ue rahmetullahi ka fituar 20 sevape, kush thotë eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu ka fituar 30 sevape, kush thotë eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiretuhu ka fituar 40 sevape, kush thotë eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiretuhu ue hikmetuhu ka fituar 50 sevape.” (Muslimi) A është i vërtetë ky hadith apo jo?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu ju shpërbleftë për lutjet! Ne e lusim Allahun që t`ju shtoj diturinë dhe së bashku me të edhe veprat!

Sa i përket pyetjes tuaj rreth shtimit të disa fjalëve në selam si: “magfiretuhu, hikmetuhu” përveç atyre fjalëve që janë të njohura, themi se hadithi të cilin e ceke ti, nuk e transmeton Muslimi, por siç do ta kuptosh më poshtë, një hadith të   përafërt me atë që e ke përmendur e transmeton Ebu Daudi.

Ekzistojnë disa transmetime ku disa sahabë kanë shtuar gjatë selamit edhe disa fjalë të tjera, siç transmeton Ebu Daudi nga Imran ibën Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Erdhi një njeri te profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe tha: “Eselamu alejkum ue rahmetullah.” Ai ia ktheu atij (selamin) dhe u ul, profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: “Njëzet (d.m.th.: sevape).” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berkatuhu.” Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) ia ktheu selamin dhe tha:” Tridhjetë.” Në një transmetim tjetër, thuhet se ka ardhur një njeri tjetër dhe ka thënë: “Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiretuhu.” Profeti tha:”Dyzet (sevape). Kështu bëhen veprat e mira.”

Ibën Haxheri thotë në “Fethul bari”: “Buhariu transmeton në librin “Edebu mufred” (është një nga librat e Buhariut) nga Amër ibën Shuajbi se Abdullah ibën Omeri kur kthente selamin  shtonte fjalë të tjera. Njëherë e takova dhe i thashë: eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh, ai e ktheu dhe shtoi: ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatu ue tibe salauatih. Ue “tibe salauatih” do të thotë: “bekimet të mira të Allahut” (Hadithi është i mirë.)

Në një transmetim tjetër thuhet se Zejd ibën Thabit i ka shkruar Muaviut (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) duke e përshëndetur: “O emir i muslimanëve, eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berkatuhu ue magfiretuhu ue tibe salauatih.” (Zinxhiri i transmetuesve është i mirë.)

Ibën Dakik Elidi transmeton nga Uelid ibën Rushdi se shtimi në kthimin e selamit merret nga ajeti kuranor: “Kur të përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju kthejeni përshëndetjen edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo gjë.” (Nisa, 86)
Gjithashtu, ekzistojnë edhe disa transmetime se disa prej sahabëve e kanë ndaluar shtimin, siç transmetohet nga Abdullah ibën Abasi dhe Abdullah ibën Umeri.
Muhamed ibën Amër Atau tregon se njëherë ishte te Abdullah ibën Abasi dhe vjen një person dhe e përshëndet atë me: Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh ue magfiretuh ue riduanuh” Ai hidhërohet nga kjo dhe e urdhon të ndalet aty ku është ndalur Allahu (pra të mos shtojë).

Ky refuzim i Ibën Abasit mund të arsyetohet se ai nuk ka dëgjuar lejimin e shtimit që e kanë bërë disa sahabë të tjerë, siç përmendëm më herët.

Sidoqoftë, ne themi se lejohet shtimi, duke i patur parasysh transmetimet e mëhershme, por kjo nuk do të thotë se është një nga sunetet që është e domosdoshme  të praktikohet nga të gjithë, për shkak se kjo gjë nuk mund të thuhet se ka qenë praktikë e të gjithë sahabëve (pasiqë nga disa kemi transmetim  të kundërten se e kanë mohuar këtë). Po të ishte një gjë e tillë e njohur tek ata të gjithë, kjo do të transmetohej nga ata me transmetime të shumta dhe të sakta.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 2 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free