Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A lejohet gënjeshtra dhe nëse po, kur?
 

Pyetja:

A lejohet gënjeshtra dhe nëse po, kur?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me të vërtet rrena është nga mëkatet e mëdhaja dhe dërgon në moral të ulët, ajo është edhe cilësi e munafikëve (dyftyrsisë) ashtu si i përshkruan Kurani.

Ekzistojnë hadithe të shumta ku ndalohet gënjeshtra, ndër ta është edhe thënia e Profetit   (bekimi dhe paqja qofshin mbi të): “Është tradhti e madhe t`i tregosh vëllait tënd (musliman) një çështje, ai ty të beson kurse ti e gënjen atë” (Transmeton Buhariu në librin”Edebu Mufred” dhe Ebu Davudi).

Kurse sa i përket rasteve, se kur lejohet gënjeshtra, ajo sqarohet në hadithin që tregohet nga Umu Kulthum ku thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Nuk është gënjeshtar ai që pajton ndërmjet njerëzve (të ngatërruar) dhe thotë një gjë të mirë apo... pastaj  vazhdon e thotë ajo (transmetuesja): Nuk kam dëgjuar se e ka lejuar në ndonjë rast tjetër përveç këtyre tri rasteve: Pajtimin ndërmjet njerëzve (të ngatërruar), në luftë, apo ta gënjejë burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj.” (Transmeton Muslimi)

Disa dijetarë kanë thënë se lejohet gënjeshtra në raste të domosdoshme si shpëtimi i jetës së ndonjë të pafajshmi apo diçka të ngjashme. Por të gënjesh jasht këtyre rasteve është e ndaluar dhe duhet ta kemi frikë Allahun.

Alaudin Abazi






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your Message:

 
  Sot pati 6 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012