Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A lejohet femra të dalë me pantallona para grave?
 

Pyetja:

A lejohet femra të dalë me pantallona para grave? Ju lutem argumentojeni!

Përgjigja: 

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet që femra muslimane të veshë pantallona para grave, për shkak se gruaja e ka të lejuar të zbuloj para grave  vetëm ato pjesë që zakonisht i zbulon para meshkujve  që i ka mahrem (që nuk u lejohet të martohet me ta, si babai, vëllai, xhaxhai, etj). Ajo që i lejohet të zbulojë femra para femrave, zakonisht janë: koka, flokët, qafa, duart dhe krahët, këmbët. Kurse pjesët e tjera si: gjoksi, kofsha, barku, beli, etj., nuk i lejohet femrës t’i ekspozojë ato.

Prandaj, të gjitha ato veshje që janë të tejdukshme, të shkurtëra apo tepër të ngushta dhe tregojnë format e trupit, si: pantallonat, fustanet e shkurtëra, bluzat e ngushta, etj., janë të ndaluara të vishen, përveç para burrit, për arsye se burrit i lejohet të shohë nga gruaja e tij atë që nuk i lejohet të shohë dikush tjetër. Por, duhet patur kujdes që të mos jetë për qëllim pasimi i jobesimtarëve.

Sa i përket argumenteve për këtë që themi të drejtojmë të shfetosh rubrikën e temave të fikhut në faqën tonë ku e ke të sqaruar gjërësisht çështjen e veshjes së femrës para femrave.

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 10 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free