Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A i lejohet femrës të bëjë rukje?
 

Pyetja:

A lejohet femra të bëjë rukje, kur e sheh se ndikon shumë dhe  bëhet shkak që të shërohen njerëzit nga magjia, xhinët apo marrja mësysh. Disa motra po me thonë të mos vazhdj se mund të më sulmojnë xhinët  kur jam me cikël, por mua më mjafton Allahu, Atij jam mbështetur e nuk frikësohem. Kam patur rast të bëj rukje edhe kur kam qen me cikël menstrual, ka patur shumë efekt. Më intereson ta di se a kam bër gabim që  kam bërë rukje kur kam qen me cilël? Ju lutem më këshilloni nësë mund të vazhdoj të bëj rukje e unë jam mbështetur Allahut dhe jam munduar të pasoj rrugën e të dërguarit (alejhi selam).

Përgjigja:

Një nga porositë e Profetit (salallahu alejhi ue selem) është se ai që ka mundësi t’i ndihmojë vëllait të tij (musliman) le t’i ndihmoj. Edhe rukja është një nga format me të cilën mundet muslimani me anë të saj t’u ndihmoj të tjerëve. Prandaj, nëse e shihni veten se mundeni ta bëni atë, vazhdojeni, pa marrë parasysh se çfarë thonë të tjerët. Mirëpo një gjë duhet të kesh parasysh se këtë punë nuk mund ta bëjë çdonjëri, apo me fjalë të tjera njeriu i cili merret me këtë punë duhet të ketë parasysh se ka marrë mbi vete një punë, për të cilën ai gjithmonë duhet të jetë i parapërgatitur si me dije (shtimin e saj) ashtu edhe në vepra (ibadete). Zemra e tij duhet gjithmonë të jetë i përkushtuar ndaj Allahut. Nëse kjo arrihet, atëherë ai kurrë nuk do të ketë problem me emër të Allahut.

Sa i përket bërjes së rukjes duke qenë në ciklin menstrual, themi se lejohet të bëhet kjo edhe në këtë periudhë, për shkak se besimtarja është nën mëshirën e Allahut kudo dhe çdo kohë, por ju duhet të keni parasysh se në këtë fazë nuk lejohet të bëni rukje duke lexuar Kuran. Pra në këtë fazë nëse keni rastin të bëni rukje, atëherë le të jet kjo me duatë, lutjet e Profetit (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) e jo me Kuran. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 1 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free