Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A lejohet të lexohet Kuran duke qenë shtirë në shtrat?
 

Pyetja:

A lejohet të lexohet Kuran duke qenë shtirë në shtrat?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet të lexosh Kuran në çdo formë, i ulur, i shtrirë, gjithashtu lejohet të lexojmë edhe nëse nuk kemi abdest, kurse për prekjen e Kuranit me dorë pa abdes, shumë nga dijetarët e ndalojnë atë përveç në raste specifike.

Argument për këtë kemi ajetin kuranor, ku thotë Allahu i Lartësuar, kur flet për muslimanët dhe cilësitë e tyre: “Ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”

Transmetohet në hadith të vërtetë se Profeti (salallahu alejhi ue selem) lexonte Kuran në çdo formë dhe kohë.

Gjithashtu, e përmend imam Buhariu, Sheukani në librin e tij “Nejlul eutar” dhe të tjerët, hadithin ku transmeton Mejmune bint Harith (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Muhamedi (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) këndonte Kuran duke qenë i shtrirë në prehër të Aishes, ndërkohë që ajo ishte me menstruacione.”

Pasi kuptuam këtë tani duhet të kemi parasyshë se nëse dëshirojmë të lexojmë Kuran dhe të fitojmë shpërblimin më të madhë, atëherë duhet të lexojmë duke patur abdes, pastaj të ulur e disa nga dijetarët kanë preferuar të kthyerit nga kibla, për shkak se Profeti kur shkonte në shtrat për të fjetur para se të shtrihej i këndonte duat (lutjet) ulur, pastaj shtrihej. Kjo është sa i përket kësaj çështje e Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 2 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free