Kontakt

Chat dhe argetim të këndshëm në .::www.muslim-pc.page.tl::. Për verejtje apo ankesa na kontaktoni ne email address ose ne website


Kërko ne youtube


   
   
  A lejohet të bësh dua në sexhde në gjuhën shqipe?
 

Pyetja:

Kam dëgjuar që nuk lejohet të bësh dua në sexhde  d.m.th. në farz  në gjuhën shqipe, por unë arabisht nuk di. Kur kërkoj diçka nga Allahu kërkoj duke bërë dua në sexhde, sidomos në farz dhe duatë i bëj në gjuhën shqipe? Ju lutem më shpjegoni!

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket lutjes në namaz në gjuhën shqipe apo në ndonjë gjuhë tjetër, disa dijetarë e shohin se është mekruh (e urryer), por mendimi më i saktë është se ajo lejohet, qoftë në sexhde apo në fund të namazit, duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë rreth lutjeve që bëhet në uljen e fundit: “...pastaj le të zgjedhë lutjen që e do...". Gjithashtu, që lutja të jetë me zemër e përkushtim, atëherë duhet të jetë e kuptuar nga ai që e bënë atë. Pra është e lejuar, por më mirë do të ishte që në lutjet tona t`i përmbahemi atyre lutjeve që kanë ardhur nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selem)  dhe në gjuhën arabe, prandaj të rekomandoj të mësosh lutjet që ndodhen në librin “Mburoja e muslimanit”.  Gjithashtu, lejohet të bësh lutje për dikë, të afërm apo shoqe, qoftë në namaz apo jasht namazit dhe kjo (lutja për të tjerët) është një shenjë e mirë për atë që e praktikon.

Alaudin Abazi

 
  Sot pati 2 visitors-->Flm qe po na vizitoni

 
 

Powered By: muslim-pc, © Copyright 2012

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free